Dyer & dritare · PVC dhe alumin · Prizren

Më shumë dritë.Më pak zhurmë.Ngrohtësia mbetet brenda.

Prodhojmë dhe montojmë dyer e dritare PVC dhe alumini, sipas masës së objektit tuaj. Nga matja e parë deri te montimi i pastër, punoni me të njëjtin ekip.

  • Prodhim në Prizren
  • Matje në objekt
  • Montim nga ekipi ynë
  • Servis pas montimit
Dhomë ditore e ndritshme me derë rrëshqitëse alumini ngjyrë antracit dhe dritë dielli mbi dysheme

D2 janë dy fjalët që na përshkruajnë: dyer dhe dritare. I prodhojmë, i montojmë dhe kujdesemi për to edhe pas montimit.

Dritë

Profile më të holla dhe sipërfaqe më të mëdha xhami sjellin më shumë dritë natyrale në çdo dhomë.

PVC apo alumin?

Të dyja janë zgjedhje të mira. Dallimi është te vendi ku përdoren.

Zgjidhni PVC kur doni izolim shumë të mirë me kosto më të ulët. U përshtatet shumicës së shtëpive dhe banesave.

  • Izolim shumë i mirë termik
  • Çmim më i volitshëm
  • Mirëmbajtje e lehtë
  • Ngjyra dhe dekore druri

Zgjidhni aluminin për hapje të mëdha, profile të holla dhe pamje moderne. U përshtatet edhe lokaleve dhe objekteve afariste.

  • Profile të holla, më shumë xham
  • I fortë për hapje të mëdha
  • Zgjedhje e gjerë ngjyrash
  • Jetëgjatësi e madhe

Nuk jeni të sigurt? Na tregoni për objektin dhe ju këshillojmë.

Na shkruani
Anatomia

Çfarë e bën një dritare të mirë?

Edhe dritarja më e mirë dështon me montim të dobët. Prandaj e montojmë vetë.

Si punojmë

Nga matja te montimi, në pesë hapa

  1. 01

    Na kontaktoni

    Na telefononi, na shkruani në Viber ose WhatsApp, ose plotësoni kërkesën për ofertë.

  2. 02

    Matja në objekt

    Vijmë në objekt, i marrim masat e sakta dhe flasim për zgjidhjen që ju përshtatet.

  3. 03

    Oferta

    Merrni ofertë të qartë me shkrim: profilet, xhami, ngjyra, afati dhe çmimi.

  4. 04

    Prodhimi

    I prodhojmë dyert dhe dritaret sipas masave tuaja dhe i kontrollojmë para dërgesës.

  5. 05

    Montimi dhe servisi

    I montojmë me ekipin tonë, e lëmë vendin të pastër dhe mbetemi në dispozicion edhe më pas.

Ngjyrat

Zgjidhni ngjyrën

Provoni disa nga ngjyrat më të kërkuara. Gamën e plotë e shihni në mostra reale, te ne.

Ngjyrat në ekran janë orientuese.

Dorë që mban telefonin me foto nga një shtëpi në ndërtim

Jetoni jashtë dhe ndërtoni në Kosovë?

Ne jemi në objekt në vendin tuaj. Matim, prodhojmë dhe montojmë, ndërsa ju e përcillni punën me foto dhe video në Viber ose WhatsApp.

Na shkruani
Dritare të paketuara në stenda transporti, gati për ngarkim

Eksport në Gjermani, Austri dhe Zvicër

Prodhojmë sipas masës dhe dërgojmë jashtë Kosovës. Shihni si funksionon.

Si funksionon eksporti
Tavolinë pune me projekte, mostra ngjyrash dhe një kënd profili

Për ndërtues, arkitektë dhe investitorë

Po ndërtoni objekt banesor ose afarist? Na dërgoni projektin. Përgatisim ofertë sipas pozicioneve, me afate të qarta për prodhim dhe montim.

Dërgo projektin

Frymëzim për objektin tuaj

Shiko galerinë
Foto ilustrueseShtëpi moderne e bardhë me dritare ngjyrë antracitFoto ilustrueseNdërtesë banesore me dritare dhe ballkone me xhamFoto ilustrueseKuzhinë me dritare të gjerë mbi banakFoto ilustrueseDhomë gjumi me roletë gjysmë të ulur në dritën e mëngjesitFoto ilustrueseShtëpi e renovuar me dritare me dekor druriFoto ilustrueseHyrje shtëpie me derë alumini dhe xham anësorFoto ilustrueseLokal me vitrinë xhami dhe derë automatikeFoto ilustrueseTarracë në mbrëmje me derë rrëshqitëse të hapur
Pyetje

Pyetje të shpeshta

Të gjitha pyetjet
Si mund të marr ofertë?

Plotësoni kërkesën në faqe, na telefononi ose na shkruani në Viber a WhatsApp. Pas matjes në objekt merrni ofertë me shkrim, pa obligim.

A vini për matje në objekt?

Po. E caktojmë një termin dhe i marrim masat e sakta në objekt. Masat që na i dërgoni ju i përdorim vetëm për çmim orientues.

Sa zgjat prodhimi dhe montimi?

Varet nga sasia, materiali dhe ngjyra. Afatin e saktë e shkruajmë në ofertë.

PVC apo alumin?

PVC ofron izolim shumë të mirë me çmim më të volitshëm dhe u përshtatet shumicës së shtëpive. Alumini zgjidhet për hapje të mëdha, profile të holla dhe objekte afariste.

Xham me dy apo tri shtresa?

Për shumicën e objekteve mjafton xhami me dy shtresa. Tri shtresa rekomandohen për anët më të ftohta të shtëpisë, për dhoma pranë rrugëve me zhurmë ose kur synoni kursim më të madh të energjisë.

Shtëpi moderne në muzg me dritare të ndriçuara nga brenda

Gati për dritare të reja?

Na tregoni çfarë ju duhet. Ju kthejmë përgjigje me ofertë pa obligim.

Ose na telefononi: +383 49 859 946