Pyetje

Pyetje të shpeshta

Përgjigje për ofertën, matjen, montimin, servisin dhe eksportin.

Oferta dhe matja

Si mund të marr ofertë?

Plotësoni kërkesën në faqe, na telefononi ose na shkruani në Viber a WhatsApp. Pas matjes në objekt merrni ofertë me shkrim, pa obligim.

A vini për matje në objekt?

Po. E caktojmë një termin dhe i marrim masat e sakta në objekt. Masat që na i dërgoni ju i përdorim vetëm për çmim orientues.

Sa zgjat prodhimi dhe montimi?

Varet nga sasia, materiali dhe ngjyra. Afatin e saktë e shkruajmë në ofertë.

Materiali, xhami dhe ngjyrat

PVC apo alumin?

PVC ofron izolim shumë të mirë me çmim më të volitshëm dhe u përshtatet shumicës së shtëpive. Alumini zgjidhet për hapje të mëdha, profile të holla dhe objekte afariste.

Xham me dy apo tri shtresa?

Për shumicën e objekteve mjafton xhami me dy shtresa. Tri shtresa rekomandohen për anët më të ftohta të shtëpisë, për dhoma pranë rrugëve me zhurmë ose kur synoni kursim më të madh të energjisë.

Çfarë ngjyrash ofroni?

Të bardhë, antracit, dekore druri dhe ngjyra të tjera sipas katalogut. Mostrat reale i shihni te ne.

Montimi, servisi dhe garancia

A i ndërroni dritaret e vjetra?

Po. I heqim dritaret e vjetra dhe i montojmë të rejat me sa më pak ndërhyrje rreth hapjes.

A montoni roleta dhe rrjeta në dritare ekzistuese?

Po, në shumicën e rasteve. Pas matjes ju tregojmë cila zgjidhje u përshtatet dritareve që keni.

A bëni servisim të dyerve dhe dritareve?

Po. I rregullojmë mekanizmat dhe i ndërrojmë gominat, dorezat e xhamat, edhe në produkte që nuk i kemi montuar ne.

Ku punoni?

Prodhojmë në Piranë të Prizrenit dhe montojmë në {{ZONA}}.

Çfarë garancie jepni?

{{GARANCIA}}

Eksport

Në cilat shtete dërgoni?

Në Gjermani, Austri dhe Zvicër. Shtete të tjera sipas kërkesës.

Si marr ofertë për eksport?

Na dërgoni masat, projektin ose paramasën. Merrni ofertë me shkrim sipas pozicioneve.

Sa zgjat dërgesa?

Afati i dërgesës varet nga sasia, materiali dhe ngjyra. Afatin e shkruajmë në ofertë.

Çfarë profilesh dhe xhamash përdorni?

Profile PVC {{PROFILI_PVC}}, profile alumini {{PROFILI_ALU}}, mekanizma {{OKOVI}}. Xhamin e zgjidhni për çdo pozicion: me dy ose tri shtresa.

Kush e merr përsipër transportin dhe doganën?

Kushtet e dërgesës shkruhen në çdo ofertë. {{LIEFERUNG}}

Kush i monton dritaret jashtë Kosovës?

Ne i dërgojmë elementet. Montimin e bën firma juaj e montimit në vend. {{MONTAGE_DACH}}

Çfarë garancie vlen për eksport?

{{GARANCIA}}

Gati për dritare të reja?

Na tregoni çfarë ju duhet. Ju kthejmë përgjigje me ofertë pa obligim.